Komisioni i KGJK-së: 8 aktakuza të pranuara në vitin 2023 për rastet ku viktima ishin gazetarët

Aktuale

Komisioni i KGJK-së: 8 aktakuza të pranuara në vitin 2023 për rastet ku viktima ishin gazetarët

Më: 25 janar 2024 Në ora: 20:54
Ilustrim

Komisioni i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit strategjik për përmirësimin e qasjes në drejtësi si dhe Planit strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar ka prezantuar sot para KGJK-së të dhëna lidhur me lëndët ku viktima kanë qenë gazetarët.

Sipas Komisionit, në vitin 2023 janë ngritur 8 aktakuza ndaj personave në rastet ku viktima kanë qenë gazetarë.

Prej këtyre 8 aktakuzave të pranuara, 6 raste kanë marrë epilog në gjykata, një është një procedurë paraprake dhe një është në proces e sipër.

Komisioni në prezantimin e tij ka potencuar se një dënim ka qenë me 2 vjet burgim, kurse dënimet e tjera kanë qenë me gjobë.

Ky Komision në raportin e tij ka shpalosur sot edhe të dhëna lidhur me numrin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor u prezantua efikasiteti i gjykatave për vitin 2023 i të gjitha gjykatave themelore të vendit, përfshirë edhe Gjykatën e Apelit, Gjykatën Supreme, Gjykatën Komerciale.

Gjatë vitit 2023, Supremja ka nxjerrë 5 mendime juridike, 3 udhëzues, 1 qëndrim parimor dhe 1 doracak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat