Paçarizi: Diplomacia e Kosovës s’e ka ditur fare që Spanja i ka njohur pasaportat e Kosovës

Aktuale

Paçarizi: Diplomacia e Kosovës s’e ka ditur fare që Spanja i ka njohur pasaportat e Kosovës

Më: 25 janar 2024 Në ora: 22:06
Opinionisti, Rrahman Paçarizi

Opinionisti, Rrahman Paçarizi, ka thënë se diplomacia kosovare nuk e ka ditur fare që Spanja ka marr vendim për t’i njohur pasaportat e Kosovës dhe se i është dashur një biznesmeni qe t’i shkruajë ambasadës së Spanjës në Shkup për ta kuptuar që edhe Spanja po i pranuaka pasaportat e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës aq shumë ka qenë e përfshirë në lobim me Spanjën për njohjen e pasaportave, saqë është dashur një biznesmen të na tregojë më 5 janar, sepse deri më 5 janar Qeveria e Kosovës pavarësisht lobimit intensiv aq të madh e angazhimit lobues të veçantë për këtë çështje, nuk e ka ditur që ka ndodhur diçka e tillë. I ka zënë zgabim, i ka ardhur në befasi”, deklaroi ai në e misionin Rubikon në Klan Kosova.

Tutje ai shtoi se kjo do të thotë që ne realisht tash për tash jemi një vend të cilin partnerët ndërkombëtarë nuk na shohin si partnerë të besueshëm dhe të qëndrueshëm.

“Kemi katër muaj pas agresionit serb në Banjskë dhe nuk ka një vlerësim serioz, të formuluar, të njohur ndërkombëtar për ta quajtur atë situatë me emrin e vet. Ka pasur vlerësime të momentit, fillestare dhe pastaj nuk ka pasur të tjera”.

“Diplomacia ka të bëjë me aftësinë për ta përçuar pjesën tënde të rrëfimit në botë. Diplomaci nuk është të thuhet që Serbia është fajtore për këtë që po ndodh, për veriun, për marrëveshjet që po i shkelë, etj., por çuditërisht Serbia po mbërrin ta plasojë pjesën e vetë të rrëfimit në botë, e ne nuk po mbërrijmë të plasojmë pjesën tonë të rrëfimit në botë”.

“Pas ngjarjeve që kanë ndodhur në veri në muajin maj të vitit të kaluar, Kosova është ajo e cila është ndëshkuar me sanksione, ndërkohë që protestuesit serbë i kanë lënduar mbi 90 ushtarë të KFOR-it, 9 prej tyre rëndë, e ne s’kemi mbërritur ta përçojmë të vërtetën tonë, e Serbia ka mbërritur ta përçojë pjesën e vet të rrëfimit, ka qene më e besueshme me rrëfimin e saj”.

“Situatë tjetër është ajo që ende s’është mbushur viti prej kur është arritur pajtueshmëria në Bruksel dhe pastaj menjëherë më pas edhe Aneksi i Ohrit. Aty Kosova si shtet ka përjetuar një degradim serioz sepse e ka pranuar vetmenaxhimin, i cili u pa pastaj në draft statutin e propozuar se çka do të thotë, pra neni 7 i marrëveshjes së Brukselit dhe i Aneksit të Ohrit e ka prodhuar atë që është pushtet i tretë, e që është realisht një autonomi edhe territoriale edhe kulturore, e edhe në planin e arsimit e shëndetësisë për serbet në Kosovë”, deklaroi Paçarizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat