Kush është shqiptari më impresionues për Enver Hoxhajn? Habit me përgjigjen!

Aktuale

Kush është shqiptari më impresionues për Enver Hoxhajn? Habit me përgjigjen!

Më: 26 janar 2024 Në ora: 09:00
Enver Hoxhaj

Ish ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka treguar se kush është shqiptari më impresionues për të.

Sipas tij, shqiptari më interesant apo më impresionues për të ka qenë Hasan Prishtina.

“Për mua është shqiptari i cili është më interesant nëse flasim për Kosovën, sepse po të ishte për Shqipërinë do të ishte ndryshe por që në Kosovë është Hasan Prishtina, sepse është figura më interesante e politikës dhe filleve të politikbërjes në kulturën politike te Kosovës, njëri prej figurave më të ndritura se si e shohim politikën sot, dhe kur kemi qenë së bashku me zotin Thaçi kolegë të studimeve në Vjenë të dytë e kemi pas vlerësimin e njëjtë për Hasan Prishtinën”, tha ai.

Hoxhaj ka shtuar se Hasan Prishtina ka qenë më shumë patriot se sa ideologjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat