Mediet serbe vazhdojnë sulmet edhe ndaj Peach, sikurse ndaj Cameron e Kearns

Aktuale

Mediet serbe vazhdojnë sulmet edhe ndaj Peach, sikurse ndaj Cameron e Kearns

Më: 26 janar 2024 Në ora: 10:32
Lord Stuart Peach

Serbia duhet të vendos sanksione Rusisë ishte deklarata e të dërguarit britanik për dialogun Lord Stuart Peach që ka nxitur valë sulmi ndaj Londrës zyrtare, ndaj David Cameron dhe deputetes Alicia Kearns, duke konsideruar se porosia nuk është xhentile , por armiqësi tradicionale, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”

“Britania fton Serbinë t’i vendos sanksione Rusisë sepse është vendi i vetëm i Ballkanit që nuk e ka bërë dhe të hetojë parregullsitë në zgjedhje” ka thënë Peach gjatë vizitës në Zagreb.

Gjatë rekomandimit për zgjedhje nuk harroi që të përmend Kosovën, duke thënë se Kosova dhe Serbia si dy shtete, ndërsa për Srpska tha se nuk mund të jetë shtet. Duke grumbulluar të gjitha temat në të cilat bëhet presion në Serbinë. Lidhur me këtë ish ministri i jashtëm Zhivadin Jovanoviç theksoi se “britanikët assesi të lirohen nga mentaliteti kolonial dhe sjella si supervizor në Ballkan, duket se këtë e kanë trashëgim”.

“Si do jetë Ballkani varet nga vullneti i popujve që jetojnë këtu Srpska ekziston sipas marrëveshjes së Dejtonit dhe Parisit dhe është në harmoni me vullnetin e qytetarëve, andaj as Peach as e askush nuk ka drejtë të përzihet në punë të huaja. Le të lënë të qetë Srpsken dhe Serbinë, le të shohin punët e veta dhe mos të sillen imperatore” tha Jovanoviç për "Novosti".

As vendosja e sanksioneve nuk është çështje që ata pyetën dhe vendosin tha ai:” Ata iu kanë vendos sanksione shumë popujve dhe kanë bërë të keq si amperi, tash kanë ndryshuar kohërat nga koja kur ata ishin fuqi koloniale. Për sanksione Rusisë vendos Serbia dhe populli i saj dhe jo Forin Office dhe Londra. Ne bëjmë politik sipas drejtës ndërkombëtare dhe aspektit humanitar, e dimë mirë çfarë kanë bërë britanikët me NATO-në në vitin 1995 dhe 1999. Ne kemi shijuar sanksione dhe ato shkaktojnë probleme dhe efekt kundër-produktiv, andaj nuk e qëllojmë vetën në këmbë si ka bërë Evropa duke dëgjuar Uashingtonin edhe Londrën”.

Deklaratat e zyrtarëve britanikë ai i quajti "Cunami" që nisën kur ministri i jashtëm Cameron ishte në Prishtinë, ku premtoi mbështetje për njohje të reja dhe në raportin në Londër Serbinë e quajti pretektorat të Rusisë. Më pas kreu i Këshillit të politikës së jashtme në parlamentin britanik Alisia Kerns disa herë theksoi se “Serbia është fajtore për terrorizëm, kontrabandë me armë dhe duhet dënuar për ngjarjet në Banja”...

Lidhur me këto ka reaguar edhe Vulin duke kritikuat zyrtarët e Britanisë, duke akuzuar Peach se ka ndërruar uniformën, por jo zanatin dhe po bënë atë që ka bërë në vitin 1999 kur ishte pjesë e Ushtrisë.

“Edhe asokohe kanë kërkuar njohjen për Kosovën dhe heqjen dorë nga Srpska duke insistuar që në pushtet të vijnë njerëz të dëgjueshëm. Tash kërkojnë edhe vendosje të sanksioneve, ai ka ndryshuar uniformën por jo zanatin kolonialist. Po Serbia nuk është koloni dhe nuk heqim dorë nga Srpska as nuk njohim Kosovën, sikurse as nuk vendosim sanksione” pat thënë Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat