Lansimi i “Sport në Shkolla”, Kurti: Mirëqenia e të rinjve është kryefjala e këtij programi

Aktuale

Lansimi i “Sport në Shkolla”, Kurti: Mirëqenia e të rinjve është kryefjala e këtij programi

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:02
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës (FSShRK) ka bërë lansimin e programit kombëtar “Sport në shkolla” në Podujevë.

Në këtë event mori pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrat Hajrulla Çeku e Arbërie Nagavci si dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Kurti për këtë program tha se ka synim fuqizimin e nxënësve dhe të rinjve, si dhe mirëqenien e tyre, njofton Klankosova.tv.

“Nismë kjo e cila synon fuqizimin e nxënësve dhe të rinjve tanë përmes ndërlidhjes së arsimit më sportin, dhe të sportit me shëndetin. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Federatat Sportive kanë hartuar hartuar programin “Sport në Shkolla” i cili ka për qëllim ndërtimin e një shoqërie aktive dhe të shëndetshme nëpërmjet pjesëmarrjes së rregullt në aktivitet fizik dhe sportiv”, tha Kurti.

“Mirëqenia e të rinjve është kryefjala e këtij programi”.

Ky program, sipas Kurtit është hartuar në kornizë kohore prej gjashtë vitesh dhe përfshinë pesë komponentë.

-Zhvillimi i aktivitetit të rregullt sportiv dhe fizik në shkollë

-Organizimi i garave sportive në shkolla

-Ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve për organizimin e aktivitetit sportiv

-Furnizimin e shkollave me pajisje sportive

-Përmirësimin e infrastrukturës sportive shkollore.

Ndërsa kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se aspekti fizik dhe vitaliteti i nxënësve luan rol në shëndetin fizik dhe psiqik të tyre.

“Aspekti fizik dhe vitaliteti i nxënësve është tejet i rëndësishëm për shëndetin fizik dhe psiqik të tyre.  Aktivitetet sportive jo vetëm qe i ndihmojnë ata të ruajnë një trup të shëndetshëm, por gjithashtu i ndihmojnë nxënësit t’i zhvillojnë aftëstië e tyre sociale”, tha Bulliqi.

“Angazhimi i të rinjve në sport është një investim i rëndësishëm për të ardhmen e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat