Bislimi, deputetes së LDK-së: Si shef i shtabit të VV-së në zgjedhje, synim e kam t’iu sjell nën 10%

Aktuale

Bislimi, deputetes së LDK-së: Si shef i shtabit të VV-së në zgjedhje, synim e kam t’iu sjell nën 10%

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:25
Besnik Bislmi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka pasur replika të ashpra me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimi, gjatë raportimit të këtij të fundit në Komisionin për Integrime Evropiane.

Krasniqi i tha Bislimit se tash e tri vjet Kosova s’ka pasur progres, dhe se situata në veri të vendit do të kthehet në pikën ku ka qenë më herët, pas zgjedhjeve  ku sipas saj do të zgjidhen kryetarë të rinj serbë.

“Jeni marrë me Elektroseverin, një kompani që ju keni bërë protesta dhe e keni përqeshur, i keni harruar të pagjeturit”.

“Në parim e keni pasur se nuk do të uleni për të dialoguar se pa u gjetur edhe i pagjeturi i fundit, e tash e keni lënë anash se më shumë po iu intereson energjia”, tha Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo ia përmendi Bislimit edhe deklaratat se me VV-në në qeveri nuk do të ketë dialog pa u gjetur edhe i pagjeturi i fundit.

“Keni marrë vota tek familjarët e të pagjeturve. Vec atë kujtoni, unë i shoh ato video për ditë, keni bërë fushatë të gjithë bashkë. Keni thënë se nuk do të uleni me Vuçiqin, por me serbët lokalë, jeni ulur direkt. Po ju tregoj se si keni ardhur në pushtet, i keni zhgënjyer familjarët e të pagjeturve dhe s’ju beson më askush”, i tha Krasniqi, Bislimit.

E menjëhershme ishte kundërpërgjigja e Bislimit, i cili tha se mund të i tregoj Krasniqit se cila ishte strategjia e VV-së në fushatë për rezultatin që e ka marrë LDK-ja, dhe se sipas tij, synimi i radhës është që LDK-në ta sjell në zgjedhje e ardhshme me përqindje njëshifrore.

“Në qoftë se doni ta vendosni temën në rendin e ditës së si ka ardhur Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, mendoj se mund të diskutojmë edhe për këtë sepse kam qenë shef në fushatë zgjedhore dhe mund të ju tregoj se cila ka qenë strategjia me iu sjellë juve aty ku jeni, dhe veten aty ku jemi. Prapë do të jem shef i shtabit, por tash targetin e kam në njëshifror me iu sjell”, tha Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat