Stoltenberg: Shpërthimi i dhunës vitin e kaluar në Kosovë ishte i papranueshëm

Aktuale

Stoltenberg: Shpërthimi i dhunës vitin e kaluar në Kosovë ishte i papranueshëm

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:32
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajiq tha se ai mirëpret angazhimin e fortë të Malit të Zi për reformat dhe rrugën drejt integrimit të plotë euroatlantik.

Stoltenberg e priti Spajiqin në selinë e NATO-s dhe pas takimit të dy patën një konferencë për media.

“Mali i Zi luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n, të cilin e vizitova vjeshtën e kaluar. Prandaj, kryeministër, mirëpres angazhimin tuaj të fortë për reformat dhe rrugën e Malit të Zi drejt integrimit të plotë euroatlantik”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se kjo është edhe më e rëndësishme sepse stabiliteti në rajonin e gjerë është i brishtë.

“Shpërthimi i dhunës së vitit të kaluar në Kosovë ishte i papranueshëm. NATO reagoi shpejt dhe dërgoi 1000 trupa shtesë dhe armë të rënda. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që KFOR-i të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij “, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat