Hapet aplikimi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje

Aktuale

Hapet aplikimi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje

Më: 27 janar 2024 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Ministria e Ekonomisë ka ftuar ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) të aplikojnë për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Në njoftim thuhet se thirrja për fazën e parë është e hapur deri më 31 janar 2024.

Aplikoni për pajisjet efiçiente për ngrohje:

Pompa termike subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 2,000€,
Kondicioneri/ klima efiçiente subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 1,000€,
Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 2,000€,
Stufa individuale me biomasë subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 500€.

Ministria e Ekonomisë bën të ditur se ndërmarrjet në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, subvencionohen me 5% më shumë.

Linku për aplikim: https://rks-gov.net/476 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat