Humolli: Qeveria dhe shumica në Kuvend janë në ndikim të Radoiçiqit

Aktuale

Humolli: Qeveria dhe shumica në Kuvend janë në ndikim të Radoiçiqit

Më: 29 janar 2024 Në ora: 14:10
Fatmir Humolli

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli ka dhënë një deklaratë të fortë për kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë që ai udhëheqë,

Humolli tha se qeveritarët janë në ndikim të Radoiqiqit, teksa çështjen e dinarit e quan lojë të kryeministrit Kurti.

“Dinari është mjet pagese i shtetit serb, nuk është mjet i pagesës së shtetit të Kosovës. Kryeministri duhet të zbatojë Kushtetutën.

Kryeministri, Qeveria dhe shumica në Kuvend nuk duhet ta dëgjojnë Radojçiqin, kanë rënë në ndikimin e këtij të fundit me rastin e votimit të buxhetit për veteranët e luftës dhe sigurimin e institucioneve të sigurisë”, tha Humolli.

“Kjo është minim i sigurisë së vendit. Politika serbe punon dhe i ka urdhëruar që të demotivohet kushdo që punon në interes të Kosovës. Për këtë besoj se loja me dinar është më shumë për të treguar patriotizëm fallc të Qeverisë”, shtoi Humolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat