KDI për raportin e TI-së: Kosova t’i qaset seriozisht luftës kundër korrupsionit

Aktuale

KDI për raportin e TI-së: Kosova t’i qaset seriozisht luftës kundër korrupsionit

Më: 30 janar 2024 Në ora: 11:16
Eugen Cakolli

Kosova gjatë vitit të kaluar është poentuar me 41 pikë sa i përket luftës kundër korrupsionit, ndërkaq ndodhet në vendin e 83 në ranglistën botërore.

Kështu u tha në prezantimin e raportit nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me rastin e publikimit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2023 nga Transparency International. Aty u potencua se në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova renditet e treta pas Malit të Zi, që është vendi me performancën më të mirë dhe Maqedonia e Veriut, e cila ndodhet në vendin e 76. Ndërkaq, u tha se Kosova pas vetes e lë Shqipërinë, e cila ndodhet në pozitën e 98, Serbinë që ndodhet në pozitën e 104 dhe Bosnjën e Hercegovinën, e cila është në pozitën e 108.

Hulumtuesi në Institutin Demokratik i Kosovës (KDI), Eugen Cakolli tha se pozita në të cilën ndodhet Kosova për vitin 2023, sa i përket luftës kundër korrupsionit, ka shënuar përmirësim krahasuar me vitin e kaluar, për çka thotë se ka ardhur si rezultat i trendeve rënëse të shteteve të tjera të rajonit.

Cakolli potencoi se indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ky indeks përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri.

Cakolli: Për vitin 2023 Kosova është poentuar me gjithsej 41 pikë

“Për vitin 2023 Kosova është poentuar me gjithsej 41 pikë, po aq sa ka pasur edhe vitin e kaluar, ndërsa në kuptim të ranglistës botërore ndodhet në vendin e 83-të që paraqet një pozitë përmirësim krahasuar me vitin e kaluar por që ka ardhur si rezultat edhe i trendeve rënëse të shteteve të tjera të rajonit. Pozitën e 83-të Kosova e ndan me vende si Burkina Faso, Afrika e Jugut dhe Vietnamit të cilat nuk është që shquhet për sisteme të konsoliduara të demokracisë dhe institucione të cilat përformojnë në luftën kundër korrupsionit. Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova renditet e treta pas Malit të Zi që është vendi me përformancën më të mirë dhe ka më sa paku korrupsion në raj9on dhe Maqedonia e Veriut e cila ndodhet në vendin e 76. Pas vetes Kosova e lë Shqipërinë që e cila e cila ndodhet në pozitën e 98, Serbinë e cila ndodhet në pozitën e 104, si dhe Bosnjën e Hercegovinën që ndodhet në pozitën e 108”, tha Cakolli.

Cakolli theksoi se në krahasim me vitin 2012, Kosova këtë vit ka 7 pikë më shumë se që ka pasur atë kohë, ndërsa ka 8 pikë më shumë sesa pozita më e dobët që ka qenë 33 pikë në vitet 2013, deri në vitin 2015.

Sipas tij, ky përmirësim dhjetëvjeçar, vlerësohet që ka ardhur si rezultat i mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të drejta, por edhe i faktit që në Kosovë ndryshe nga të gjitha vendet e tjera në rajon, ka pasur transfer paqësor të pushtetit me partitë, të cilat i kanë humbur zgjedhjet.

Cakolli: Në krahasim me vitin 2012 Kosova këtë vit ka gjithsej 7 pikë më shumë

“Në krahasim me vitin 2012 Kosova këtë vit ka gjithsej 7 pikë më shumë se që ka pasur atë kohë, ndërsa ka 8 pikë më shumë sesa pozita më e dobët apo poentimi i joni që ka qenë 33 pikë në vitet 2013 deri në vitin 2015. Ky përmirësim dhjetëvjeçar që e vë Kosovën në mesin e shteteve me performancën më të mirë në rajon por edhe më gjerë, vlerësohet që ka ardhur si rezultat i mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të drejta por edhe i faktit që në Kosovë ndryshe nga të gjitha vendet e tjera në rajon dhe më, gjerë ka pasur transfer paqësor të pushtetit me partitë të cilat i kanë humbur zgjedhjet të cilat i kanë pranuar ato menjëherë pas shpalljes së tyre për dallim nga të gjitha vendet e 6tjera ku ka pasur kontestim e sfidim të rezultateve zgjedhore. Megjithatë, SPI vlerëson se progresi i shënuar nga Kosova në 10 vitet e fundit sa i përket pjesës demokratike dhe të zgjedhjeve nuk është përkthyer edhe në përformancën kundër korrupsion’, tha Cakolli.

Ndër të tjera, hulumtuesi në KDI, Eugen Cakolli tha se ky raport vë theksin tek dy probleme kryesore më të cilat ballafaqohet Kosova sa i përket performancës në luftën kundër korrupsion dhe pengimin që i është bërë punës së Kuvendit, përkatësisht konstituimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për rezerva shtetërore nga ana e deputetëve të shumicës parlamentare.

Cakolli: Raporti vë theksin tek dy probleme kryesore, më të cilat ballafaqohet Kosova

“Raporti vë theksin tek dy probleme kryesore, më të cilat ballafaqohet Kosova sa i përket performancës në luftën kundër korrupsion ku përfshihet në radhë të parë pengimi i pavarësisë së gjyqësorit, që është materializuar përmes dy formave kryesore. Së pari i kemi pasur ndërhyrje në çështje gjyqësore që kanë ardhur edhe përmes vendimit për largimin nga detyra të udhëheqësit të njësisë së veçantë të hetimeve në Policinë e Kosovës, që përgjatë asaj periudhe ka qenë duke e hetuar në fakt raste të korrupsionit të nivelit të lartë, ku të përfshirë janë eksponent apo zyrtarë të cilët janë të ndërlidhur me partinë në pushtet. Së dyti raporti thekson edhe problemin apo pengimin që i është bërë punës së Kuvendit përkatësisht konstituimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për rezerva shtetërore nga ana e deputetëve të shumicës parlamentare, ku përfshihet LVV dhe deputetë nga radhët e komuniteteve jo shumicë nga komunitete jo serbe”, potencoi Cakolli.

Përveç këtyre, Cakolli tha se është e domosdoshme që qeveria t’i garantojë pavarësi resurse dhe transparencë të nevojshme sistemit të drejtësisë, në mënyrë që të gjitha rastet e korrupsionit të ndëshkohen dhe të ketë kontroll e balancë në mes të pushteteve si forma e vetme, sipas tij, për të pasur një luftë efikase kundër korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat