Lajçak pas takimit me Kurtin: Pyetja e vetme është kur do të implementohet marrëveshja për normalizim

Aktuale

Lajçak pas takimit me Kurtin: Pyetja e vetme është kur do të implementohet marrëveshja për normalizim

Më: 30 janar 2024 Në ora: 18:45
Miroslav Lajçak

Ka përfunduar takimi i të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar sot për vizitë në Kosovë.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti Lajçak është deklaruar për media në lidhje me temat që u biseduan.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi ka thënë se në Prishtinë ishte për të diskutuar për dialogun dhe progresin e mundshëm që mund të arrihet para se institucionet e Bashkimit Evropian të shkojnë në zgjedhje.

“Vitin e kaluar kemi pasur rezultate të rëndësishme, si njohja e targave, por kishim përparim të vogël në rrugën për Normalizimin e Marrëdhënieve”.

“Më nuk ka nevojë të pyetët se çfarë të bëhet e as si të bëhet por kur duhet të bëhet implementimi. Nëse më pyesni mua unë kisha thënë që sa më parë të bëhet implementimi. Kisha bisedime të gjata me Kurtin e Bislimin dhe tani do të analizojmë ato që kemi dëgjuar nga ta. Do të njoftojë shtetet anëtare të BE-së për këto takime”.

Lajçak thotë se bisedat kanë qe të sinqerta por që thotë se paraprakisht për përmbajtjen e këtyre temave duhet të njoftojë shtetet anëtare të BE-së.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi po ashtu bëri të ditur se gjatë takimit u fol edhe për agresionin e Serbisë të 24 shtatorit, teksa tha se për sulmin terrorist, përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

“E kemi përmendur këtë çështje në lidhje me vendimin e BQK-së por nuk dua të veprojë si zëdhënës i qeverisë. Nesër do të kuptoni më shumë për këtë”.

“Sulmi i Bajnskës diskutohet në çdo takim prej se ka ndodhur dhe e kam ngritur edhe dje në Beograd sepse natyrisht, publiku evropian dhe shtetet anëtare të BE-së presion pasojat dhe personat përgjegjës të sillen para drejtësisë”, tha Lajçak.

Ai foli edhe për hetimet që po kryhen për sa i përket agresionit të 24 shtatorit, duke thënë se Bashkimi Evropian nuk është duke kryer hetime por vetëm po merr informata.

“Kur flasim për hetimet, unë nuk jam adresa e duhur pasi nuk ka hetime që udhëhiqen nga BE-ja, por vendet janë duke i bërë hetimet e veta. Bashkimi Evropian nuk po bën hetime por vetëm po merr informata nga partnerët”, tha Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat