Lajçak: Komentet e Kurtit dhe Bislimit do t’i dërgoj te Shtetet Anëtare

Aktuale

Lajçak: Komentet e Kurtit dhe Bislimit do t’i dërgoj te Shtetet Anëtare

Më: 30 janar 2024 Në ora: 18:50
Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas takimeve me krerët e shtetit, tregoi se çka kanë diskutuar gjatë vizitës së sotme në Kosovë.

Me ç’rast, Lajçak bëri të ditur se për çfarë është biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, do t’ua dërgojë shteteve anëtare të BE-së

Lajçak përmendi edhe vizitën e së hënës në Beograd, teksa tha se kryesisht është diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Po ashtu, Lajçak theksoi se Bashkimi Evropian, këtë vit fokus do t’i ketë zgjedhjet presedenciale atje, duke shtuar se vizita e sotme në Kosovë, ka të bëjë me idenë se sa mund të ketë progres tutje në procesin e dialogut.

“Në qershor do të ketë zgjedhje në Parlamentin Evropian, do të ketë zgjedhje presedenciale më vonë, do të thotë që vëmendja do të jetë tek këto procese. Dje kam udhëtuar për në Beograd, sot në Prishtinë, për t’i diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, për ta bërë një balancë se ku jemi dhe për të diskutuar se sa progres mund të arrijmë më tutje. E dini se falë dialogut kemi pasur rezultate të rëndësishme në fund të vitit të kaluar marrëveshja për energjinë, po ashtu edhe njohjen e targave dhe përfundimin e regjimit të tiketave për targa, por kishim një përparim të vogël sa i përket normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Lajçak.

Kujtojmë se Lajçak gjatë ditës është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Derisa më vonë, ka arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku është pritur në takim nga kryeministri, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat