Hoxhaj: Nëse BE s’vendos sivjet për kandidaturën e Kosovës, ngriten dilema ndaj drejtimit strategjik të saj dhe vet Evropës

Aktuale

Hoxhaj: Nëse BE s’vendos sivjet për kandidaturën e Kosovës, ngriten dilema ndaj drejtimit strategjik të saj dhe vet Evropës

Më: 30 janar 2024 Në ora: 20:10
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë në Kongresin e Vjenës, në të cilin është edhe anëtar bordi i këtij Kongresi. Hoxhaj, ka njoftuar për temat që ngriti atje, para një audience politikanësh, diplomatësh e intelektualësh evropianë dhe botërorë.

Hoxhaj përmes një statusi në Facebook, ka treguar se foli për nevojën urgjente të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkim Evropian, si dhe, për fatin që po e pret Evropën pas zgjedhjeve për Parlament Evropian.

“Krizat në Bashkimin Evropian dhe rreth Evropës, në në tërë kontinentin e vjetër, do të varen nga disa rrethana politike të brendshme dhe nga kërcënimet e sigurisë së jashtme, nga tensionet gjeopolitike globale, por edhe nga disa faktorë ekonomikë, të cilët nuk janë aq shpresëdhënës gjatë vitit 2024! Nga të gjitha këto, do të varet edhe vet qasja dhe politika e BE-së, por edhe e shteteve anëtare të saj, ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ndaj Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Tutje, ai është shprehur se Evropa do të përballet me një sfidë identitare që do të definojë të ardhmen e saj.

Duke përmendur agresionin rus në Ukrainë dhe tani luftën në Izrael, Hoxhaj ka thënë se këto ngjarje nxjerrin në pah nevojën për të përshpejtuar procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe për ta rigjallëruar atë për të gjitha vendet e rajonit që nuk janë ende në BE.

“Nëse BE nuk arrin të marrë një vendim lidhur me aplikacionin e Kosovës për statusin e kandidatit, çfarë drejtimi strategjik dhe qartësi mund të pritet të tregojë BE-ja? Pamundësia për të kaluar këtë akt aq të thjeshtë dhe simbolik ngre dilema në lidhje me drejtimin strategjik të BE-së ndaj vet Evropës”, ka thënë tutje Hoxhaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat