“Baton, çka lype aty me Beratin, Adriatikun e Blendin” - Haxhiu përgjigjet për praninë në Maqedoni

Aktuale

“Baton, çka lype aty me Beratin, Adriatikun e Blendin” - Haxhiu përgjigjet për praninë në Maqedoni

Më: 30 janar 2024 Në ora: 21:50
Baton Haxhiu

Një video që ka qarkulluar në mediat online, për praninë e disa gazetarëve kosovarë në Maqedoninë e Veriut, përfshirë gazetarin Baton Haxhiu, u diskutua ndër të tjera në Pressing.

Gazetari Haxhiu tha se prania e tyre atje kishte të bënte për historinë e momentit për shqiptarët që ishte atë ditë.

“E para e punës ata të cilët kanë vendosë që të bartin storie në Facebook, unë nuk i bëj ato sende asnjëherë. I bartin për arsye të PR të tyre. Gazetarët të cilët kanë qenë aty realisht kanë dashur të tregojnë historinë e një momenti për shqiptarët që ishte realisht”, tha Haxhiu.

“Në hapësirën nuk kemi qenë ne, kanë qenë edhe nja 80 gazetarë me kamera dhe fakti që ne nuk kemi pasur kamera jemi ra shumë në sy, prandaj ta shikosh nga Bazeli një gjë duke qenë në mesin e 80 gazetarëve dmth është dezinformim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat