Spahiu: Me kanë njoftuar se reputacioni i Miletiq nuk ka qenë i mirë në mesin e popullatës serbe atje

Aktuale

Spahiu: Me kanë njoftuar se reputacioni i Miletiq nuk ka qenë i mirë në mesin e popullatës serbe atje

Më: 30 janar 2024 Në ora: 23:00
Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se ishte njoftuar nga zëvendësministri i pushtetit lokal, Arbër Vokrri se Dragana Miletiq nuk kishte reputacion të mirë në mesin e serbëve në veri.

Sipas tij, Miletiq nuk është dashur të emërohej nënkryetare e komunës së Leposaviqit.

“Se kush i ka siguruar pamjet ose cilat insitutione i kanë bërë këto incizime është pak relevante. Mirëpo ne gjithëmonë duhet me qenë të vëmendshmë se agjencit e juaja të intelegjencës i kemi prezente në të gjitha instucionet”, ka thënë Spahiu në ‘Politiko’ ku po diskutohet rreth publikimit të pamjeve ku shihet nënkryetarja e shkarkuar e Komunës ë Leposaviqit, Dragana Miletiq e njohur me nofkën “Beba”, duke pirë kokainë brenda zyrave të komunës.

Spahiu ka thënë se tani duhet që kryeministri të mere me atë se kush është përgjegjës për këtë situatë të krijuar në komunën e Leposaviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat