Afera ‘Kokaina’, avokati Hodaj tregon se sa mund të dënohet ish-nënkryetarja e Leposaviqit

Aktuale

Afera ‘Kokaina’, avokati Hodaj tregon se sa mund të dënohet ish-nënkryetarja e Leposaviqit

Më: 30 janar 2024 Në ora: 23:14
Taulant Hodaj

Avokati Taulant Hodaj ka numëruar disa nga veprat penale që janë konsumuar lidhur me skandalin e aferës ‘Kokaina’ në Leposaviq, ku nënkryetarja Dragana Miletiq shihet duke konsumuar lëndë narkotike.

Hodaj ka thënë se personat që shihen në video duke konsumuar lëndë narkotike rrezikojnë burg nga 6 muaj, 3 e deri 5 vjet, varësisht nga cilësimi i veprës penale.

“Ka elemente të disa veprave penale që potencialisht janë kryer edhe përveç kësaj vepëre penale, posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe substancave tjera, qysh e thotë ligji, kjo është një vepër penale.

Pastaj keqpërdorim i besimit, ngase e ka keqpërdor atë besim në institucione, keqpërdorim i detyrës zyrtare. Mendoj që këto janë disa nga veprat penale që i kanë konsumuar potencialit, mirëpo gjatë hetimit mund të dalin edhe veprime tjera”, ka thënë Hoda. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat