Tomë Gashi sqaron situatën si avokat i familjes Fejzullahu – tregon detaje si qëndron e vërteta për hakmarrje!

Aktuale

Tomë Gashi sqaron situatën si avokat i familjes Fejzullahu – tregon detaje si qëndron e vërteta për hakmarrje!

Nga: M.H. Më: 31 janar 2024 Në ora: 08:09
Tomë Gashi

Ditë më parë janë intervistuar nga Policia Imami dhe axha i 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahut nga Podujeva, për shkak të deklaratave për hakmarrje.

E gjatë mbrëmjes së djeshme avokati i familjës Fejzullahu, Tomë Gashi ka sqaruar situatën.

Ai tregoi për thirrjen që Hoxha ka bërë se fëmijët duhet të vazhdojnë shkollën, me të cilën edhe Rrahmani është pajtuar.

Sipas Gashit deklarata e zotëri Fejzullahut është shfrytëzuar pasi edhe gjendja emocionale e tij ka qenë e rënduar.

Gjendjen e tij të rënduar e kanë shfrytëzuar persona të caktuar, thjesht e kanë aranzhuar një situatë me qëllim të mirë, por ndoshta ka pasur qëllime të tjera. Ai ka deklaruar në një televizion që nuk ka problem me askënd, në kuptimin e fëmijëve që të shkojnë në shkollë”, tha ai.

Gashi bëri të ditur se Rrahim Fejzullahut i është kërkuar të japë besë nga një ndërmjetësues i cili ka qenë hoxhë Bekim Jashari.

Më tej, ai thekson që nuk ka hakmarrje nga familja Fejzullahu.

Rrahmani nuk e ka ditur që fëmijët e familjarëve që kanë vrarë djalin e vëllaut të tij nuk po vijojnë mësimin dhe ka deklaraur që secili fëmijë duhet të vazhdoj mësimin sikur ka bërë deri më tani.

Pastaj është sqaruar deklarata nga Prokuroria, duke u intervestuar të gjithë personat e përfshirë. Gjithashtu Rrahmani është deklaruar që nuk do të ketë hakmarrje”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat