​“Qysh me shty”, guvernatori i BQK-së për dinarin: Ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar

Aktuale

​“Qysh me shty”, guvernatori i BQK-së për dinarin: Ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar

Më: 31 janar 2024 Në ora: 12:08
Ahmet Ismaili

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili mohon të shtyhet apo të anulohet rregullorja që parasheh ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë nga 1 shkurti i këtij viti.

Ai theksoi se duhet të zbatohen të gjitha rregullat që vendosen nga BQK.

I pyetur nga media nëse do të shtyhet ky vendim, ai ka thënë se e njëjta mund të ketë një tranzicion, derisa shtoi se qytetarët serb janë të mirëseardhur t’i bashkëngjiten sistemit financiar të Kosovës.

Ismaili: Qysh me shty?

“Qysh me shty, çka me shty, a i bien që me shty që të thuhet që prej nesërmit mund të hyjë një automjet pa rregull, i palicensuar, kush mund ta marrë këtë përgjegjësi, a është dikush prej BQK-së që mund ta presë këtë. Kjo mund ta ketë një kohë tranzicionin , ne nuk po merremi individualisht me qytetarët serb. Ata janë të mirëseardhur e mirëpritur t’i bashkëngjitën sistemit financiar të Kosovës”, tha Ismaili.

Ai po ashtu tha se duhet të zbatohen të gjitha rregullat që vendosen nga BQK.

Ismaili: Pozita e BQK-së nuk është politike, ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar

“Pozita e BQK-së nuk është politike. Ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar. Nëse për zbatimin e rregullave duhet një kohë e arsyeshme, është çështje që për neve këto janë rregulluat. Bile deri dje, se ka plot lloj deklarimesh që thonë se ka qenë e rregulluar, deri dje e sot, dhe në fund të janarit kanë mund të hyjnë mjete transportues në Kosovë me bo kesh dhe si ta fusin në Kosovë ta dërgojë ku ka dashtë. Për fatin e keq edhe Banka që ka qenë e licensuar e Komerciana Banka, e që tash është në proces të përmbylljes, është përdorur si arsyeje për transport, por në të vërtet në bazë të të dhënave që ka deklaruar në BQK, nuk përputhen me volumin e transkasionit që ka deklaruar. Që i bie që BQK nuk ka arritur ta shikojë në mënyrë efektive edhe operimin e vet bankës që ka operuar në atë kohë”, shtoi Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat