Ministri serb: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Aktuale

Ministri serb: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Më: 31 janar 2024 Në ora: 14:42
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq tha sot se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës

Ai për Tv Happy, ka deklaruar se “fakti që autoritetet e Beogradit lejojnë dikë të kalojë me një dokument të lëshuar në Prishtinë, nuk do të thotë njohje e Kosovës si shtet i pavarur".

“Nëse ndalimi i dinarit fillon sot, është mesazh për serbët që nuk mund të mbijetojnë. Kurti nuk ka pse t’i kushtojë vëmendje paralajmërimeve të Quintit, ai po dëbon dhe terrorizon popullin tonë.

Por ai nuk ka të bëjë me këtë. Ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe do të luftojmë për territorin dhe popullin tonë, por është tmerrësisht e vështirë”, tha Vuçeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat