Sveçla jep detaje për bastisjen në një aneks të Stacionit Policor

Aktuale

Sveçla jep detaje për bastisjen në një aneks të Stacionit Policor

Më: 31 janar 2024 Në ora: 16:39 Përditësuar në ora: 19:30 më 31.01.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

“Paraqet rrezik për sigurinë e vendit”, Sveçla jep detaje për bastisjen në një aneks të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ën lidhje me bastisjet e Policisë së Kosovës në një aneks të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë.

Sveçla ka bërë të ditur kishte aktivitet të dyshimtë nga një organizatë joqeveritare, e cila  ishte e vendosur aty.

“Në mëngjesin e sotëm kemi pranuar informatën mbi aktivitetin e dyshimtë të një Organizate Joqeveritare, e vendosur në një aneks të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë. Departamenti i Organizatave Joqeveritare në kuadër të MPB-së ka konfirmuar se organizata në fjalë “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” nuk ka respektuar legjislacionin në fuqi mbi funksionimin e OJQ-ve. Pas bastisjeve është kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e kësaj OJQ-je”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla ka thënë se një veprimtari e tillë mes institucioneve më të larta të sigurisë paraqet për sigurinë e vendit.

“Kësisoj, kemi njoftuar institucionet përkatëse të sigurisë dhe është konfirmuar se e njëjta ka veprimtari ilegale gjë e cila është vërtetuar pas hyrjes së Policisë dhe Prokurorisë brenda objektit. Një veprimtari e tillë në mes të tre institucioneve më të larta të sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryeprokurorisë dhe Policisë së Kosovës është tejet e dyshimtë dhe paraqet rrezik për sigurinë e vendit.

Republika e Kosovës është shtet unitar me të drejta e shërbime për gjithë qytetarët pa dallim. Ka kaluar koha kur në vendin tonë tolerohej paligjshmëria”, ka shkruar më tej Sveçla.

Prokuroria dhe Policia me deklaratë të përbashkët rreth bastisjes në Prishtinë

Nga: A.Sh

Policia e ka kontrolluar gjatë ditës së sotme një objekt që gjendet në qendër të Prishtinës.

Dyshohet se ky objekt ishte përdorur pasluftës nga shoqata serbe dhe kohët e fundit ajo ishte shfrytëzuar si ambullantë, ku shërbime mendohet se kanë marrë disa serbë që jetojnë në kryeqytet.

Prokuroria dhe Policia kanë bërë me dije se në atë objekt dyshohet se janë ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt.

Për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftoheni me kohë.

Rrethohet një objekt afër Stacionit të Policisë në Prishtinë

Një objekt afër Stacionit të Policisë në Prishtinë është rrethuar nga njësitë policore.

Nga Policia nuk kanë dhënë ndonjë arsye për rrethimin e këtij objekti.

Media do ju mbaj të informuar në lidhje me këtë rast.

Vazhdon operacioni policor në “ambulancën serbe” në Prishtinë

Është duke vazhduar operacioni policor i cili nisi pasditen e sotme në objektin ngjitur me stacionin policor në Prishtinë.

Kjo zyre ishte shfrytëzuar nga serbët që jetojnë në zonën e kryeqytetit, por më pas ka shërbyer edhe si “ambulancë” ku kanë marrë shërbime mjekësore sidomos të moshuarit serbë.

Ende nuk dihet arsyeja apo dyshimet e realizimit të këtij operacioni.

Policia bastis një objekt në qendër të Prishtinës, dyshohet se u shfrytëzua nga serbët

Policia e ka kontrolluar gjatë ditës së sotme një objekt që gjendet në qendër të Prishtinës.

Dyshohet se ky objekt ishte përdorur pasluftës nga shoqata serbe dhe kohët e fundit ajo ishte shfrytëzuar si ambullantë, ku shërbime mendohet se kanë marrë disa serbë që jetojnë në kryeqytet.

Organet e rendit e kanë ndaluar edhe një autoambulancë me targa të Beogradit.

Pas kontrollave është dërguar në oborrin e Ministrisë së Brenshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat