Policia vazhdon bastisjet në Zveçan, gjen thasë të tjerë me rërë që përdoreshin për barrikada

Aktuale

Policia vazhdon bastisjet në Zveçan, gjen thasë të tjerë me rërë që përdoreshin për barrikada

Më: 31 janar 2024 Në ora: 16:48
Thasë me rërë

Policia e Kosovës ka vazhduar me batisjet në Zveçan edhe këtë të mërkurë, ku ka hasur edhe në thasë të tjerë të mbushur me rërë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, tha se thasët janë gjetur në një shtëpi private, të cilët besohet se aty kishin qenë që nga koha e barrikadave në vitin 2022.

“Sot rreth orës 14.00 policia në vazhdën e hetimeve te rastit të djeshëm ka ndërhyrë edhe tek një shtëpi private ku ka has në thasë të tjerë me rërë e që besohet të kishin qenë aty që nga koha e barrikadave në vitin 2022”, deklaroi Elshani.

Ai tutje bëri të ditur se hyrjen në atë shtëpi policia e ka bërë në prezencë të pronarit të shtëpisë, i cili njëherësh është edhe pronar i objektit ku një ditë më parë janë konfiskuar disa pajisje të lojërave të fatit.

“Pronari momentalisht është duke u intervistuar”, përfundoi Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat