Mosfinancimi i mbrojtjes së Thaçit, Hamza: E kemi obligim ligjor e moral, heshtja s’i bën nder vendit

Aktuale

Mosfinancimi i mbrojtjes së Thaçit, Hamza: E kemi obligim ligjor e moral, heshtja s’i bën nder vendit

Më: 31 janar 2024 Në ora: 17:49
Bedri Hamza

“Tejet i shqetësuar” është shprehur Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, rreth ndryshimeve të fundit në financimin e mbrojtjes së ish-Presidentit, Hashim Thaçi, gjë që ndodhi pas ndërrimit të Udhëzimit Administrativ nga Ministria e Drejtësisë; ku kufizohet ndjeshëm mbulimi i mbrojtjes, për çka edhe shtoi se “heshtja përball kësaj çështje nuk i bën nder vendit”.

Hamza tha se “është evidente” që tashmë mungon ndihma nga institucionet përkatëse të Kosovës për të akuzuarit, për çka shtoi se është duke e përcjellur me vëmendje.

“Kosova ka mjete financiare që e përballojnë koston e mbështetjes financiare dhe nuk paraqet asnjë rrezik për stabilitetin makrofiskal për vendin. Për më tepër e ritheksoj se e kemi obligim ligjor dhe moral ta mbrojmë të vërtetën e Lirisë së Kosovës, e t’ju dalim hakësh burrave të lirisë”, ka shkruar Hamza.

“Qeveria e Republikës së Kosovës jo që duhet ta zvogëlojë mbështetjen por duhet t’i rrisin financimet për mbrojtjen e themeluesve të UÇK-së. Kështu ka vepruar edhe Kroacia me gjeneralët e saj, përfshi gjeneralët shqiptarë. Kështu duhet të veprojmë edhe ne. Heshtja përballë kësaj çështje nuk i bënë nder vendit!”, ka thënë më tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat