Deputetja e AAK-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje, të strukturuar e organizuar gjithandej

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje, të strukturuar e organizuar gjithandej

Më: 31 janar 2024 Në ora: 18:15
Time Kadrijaj

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë folur sot lidhur me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani për zgjedhjet e reja.

Deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj tha se AAK është e gatshme për zgjedhje.

Spas saj, partia në fjalë është mjaftë e strukturuar e organizuar në të gjitha aspektet.

“AAK çdo herë është e gatshme kemi pesë komuna që i udhëheqim dhe kryetarët janë me përformanca të mira, jemi të strukturuar e organizuar gjithandej”, thotë Kadrijaj.

Kadrijaj thotë se Kurti me kauzat që ka ardh në pushtet është në situatë të ndërlikuar.

Me deklaratat se nuk e pranon Asociacionin, Kurti dëshiron t’i fitoj votat e qytetarëve, thotë Kadrijaj.

“Çështja e dialogut edhe e marrëveshjes së Asociacionit ende nuk është e kryer, kërkesat e vazhdueshme të faktorit ndërkombëtarët për fillimin e implementimit edhe për zgjedhjet e reja e implementimin e Asociacionit janë temat e kauzave që Kurti ka ardh në pushtet të cilat tash i ka pranuar dhe gjendet në një situatë të ndërlikuar. Pikërisht për çështjen e Asociacionit do të shkojë në zgjedhje të thotë që nuk e ka pranuar që me i fitu votat se nëse e pranon e din që nuk i fiton”, deklaroi Kadrijaj.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë sot zgjedhjet e rregullta në vend parashihen të mbahen në fillim të vitit 2025-të, ndërkaq sipas saj nëse partitë politike kanë dakordim për t’i mbajtur më herët atëherë janë disa opsione që i lejon Kushtetuta e Kosovës dhe shpallët data e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat