Musliu: Vuçiqi dëshiron t’ia kthejë borxhin NATO-s për bombardimin e Millosheviqit

Aktuale

Musliu: Vuçiqi dëshiron t’ia kthejë borxhin NATO-s për bombardimin e Millosheviqit

Më: 31 janar 2024 Në ora: 18:35
Agim Musliu

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dëshiron t’ia kthejë borxhin NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bombardimet ’99-tës, ka thënë njohësi i sigurisë, Agim Musliu.

Musliu ka theksuar se Vuçiqi dëshiron ta vazhdojë misionin që ka lënë në gjysmë kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

“Vuçiqi dëshiron për t’ia kthyer borxhin NATO-s dhe Amerikës për bombardimet e Millosheviqit. Ata nuk e kanë kritikuar asnjëherë Millosheviqin që e ka qenë kasap apo i keq, por që nuk e ka përmbushë misionin. Ky dëshiron ta vazhdojë atë mision dhe do t’i hakmerret NATO-s dhe ShBA-ve për bombardimet që u ka pësuar në Serbi. Në atë moment të bashkëpunim me Putinin, ai edhe armatoset, edhe i zhvillon taktikat, jo vetëm për rajon, por edhe gjetiu, ku informohet nga Vulini dhe agjentë tjerë të FSB-së. Në RS e kemi një trimërim të Dokut që kërcënon edhe zyrtarët dhe ambasadorë tjerë. Kjo vjen nga një përkrahje e Putinit, të cilat janë të kota, historikisht Rusia nuk i ka ndihmuar Serbia, as Serbisë dhe askujt”, ka thënë Musliu.

Sipas Musliut, Serbia është duke u armatosur në mënyrë të shpejtë me armatim ofensiv.

“Serbia po armatoset me hapa të shpejtë. Me armatim ofensivë. Me aeroplanë nga Rusia, me raketa nga Kina dhe me armatime tjerë si helikopter dhe armatime të tjera që i prodhon vetë. Hiç më larg se dje agjenti i FSB –së i Putinit kishe një vizitë në ushtrinë serbe, ku me rastin e vizitës nuk e la pa përmendur edhe sistemeve raketave aa1 që e bejten nga Kina… dhe disa mjete tjetra nga Rusia për pengimin e kombinimit dhe po ashtu një mijë dronë vetëvrasës që i kanë porositura nga Irani…”, ka shtuar Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat