​Veprimet kërcënuese të Serbisë, Gërvalla takon ministrin gjerman Pistorius

Aktuale

​Veprimet kërcënuese të Serbisë, Gërvalla takon ministrin gjerman Pistorius

Më: 31 janar 2024 Në ora: 19:17
Foto nga takimi

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla mbajti sot një takim me ministrin Federal të Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, në prag të vizitës së tij në Kosovë.

Bashkëpunimi mes dy shteteve në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, harmonizimi i politikave të mbrojtjes dhe sigurisë dhe integrimi i Kosovës në NATO, ishin temat kyçe të takimit.

Ministrja Gërvalla informoi ministrin Pistorius rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon, veprimet e vazhdueshme kërcënuese të Serbisë dhe nevojën e ndërmarrjes urgjentë dhe ruajtjen e paqes së brishtë në rajon.

Ajo njëherësh falënderoi ministrin e Mbrojtjes për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, në veçanti në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, si dhe kontributin e Gjermanisë të dhënë prej vitesh në kuadër të KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat