Ajeti: Zahir Pajaziti ishte një strateg që ka goditur fort, Serbisë i ka lënë pasoja shumë të mëdha

Aktuale

Ajeti: Zahir Pajaziti ishte një strateg që ka goditur fort, Serbisë i ka lënë pasoja shumë të mëdha

Më: 31 janar 2024 Në ora: 19:49
Avni Ajeti

Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti tha se Pajaziti ishte një strateg i cili ka goditur fort dhe Serbisë i ka lënë pasojë shumë të mëdha.

“Zahir Pajaziti aty ku ka goditur ka godit fort, dhe pasojat ndaj Serbisë i ka lënë shumë të mëdha. Neve realisht duhet t’i përulemi veprës së Zahir Pajazitit dhe ishte fat i yni që kishim rastin të jemi pranë Komandantit Zahir Pajazitit i cili përveç që ishte organizator i krejt atyre atentateve ishte edhe njëri ndër ata që mori përsipër furnizimin me armë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse ishte një strateg i paarritshëm në atë kohë, ku realisht jo veç Kosova dhe Shqipëria por i gjithë Ballkani do të ia kishte lakmi për strategjinë”, u shpreh ai.

Ajeti këto i tha në një intervistë me rastin e 27 -vjetorit të rënies së luftëtarëve të UÇK-së, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.

Tre strategët ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre u zbulua nga sigurimi serb, ku në një pritë në fshatin Pestovë, të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Intervistën e plotë të bashkëluftëtarëve të Zahir Pajazitit, Avni Ajetit dhe Shaip Hazirit, mund ta ndiqni në videon më poshtë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat