Publikohen pamje të reja, edhe punëtorë tjerë serbë të Leposaviqit konsumojnë drogë në zyrë

Aktuale

Publikohen pamje të reja, edhe punëtorë tjerë serbë të Leposaviqit konsumojnë drogë në zyrë

Më: 31 janar 2024 Në ora: 22:24
Komunë

Pas publikimit të video-incizimeve ku shihet nënkryetarja e Leposaviqit, Dragana Miletiq, duke konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të komunës, tashmë kanë dalë pamje të reja, ku shihen edhe punonjës tjerë serbë të Leposaviqit duke vepruar njëjtë.

Nacionale ka raportuar se edhe një polic dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast.

Pas publikimit të pamjeve është shkarkuar nënkryetarja e Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Kryetari i komunës Lulzim Hetemi paralajmëroi se do të shkarkohen të gjithë ata që vërtetohet se kanë qenë të përfshirë në veprime të tilla.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dalë me komunikatë, ku ka konfirmuar nisjen e hetimeve.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se përkitazi me publikimin e video incizimit të portalit Nacionale, publikuar me datë 29 janar 2024, me qëllim të ndriçimit të gjitha fakteve dhe rrethanave, ka autorizuar Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë, që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e këtij rasti, që ka të bëjë me persona të përfshirë që shihen në videot e publikuara, përfshirë identifikimin e të gjithë personave, pastaj mbledhjen e provave – video incizimeve të portalit Nacionale, dhe provave tjera relevante që janë të nevojshme për hetimin dhe ndriçimin e këtij rasti, në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat