Njohësit e drejtësisë komentojnë vendimin e Gjykatës për Pal Lekajn dhe të tjerët

Aktuale

Njohësit e drejtësisë komentojnë vendimin e Gjykatës për Pal Lekajn dhe të tjerët

Më: 31 janar 2024 Në ora: 23:18
Pal Lekaj

Gjykata ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar ish-ministrin e Infrastrukturës Pal Lekajn, këshilltarin e tij politik Eset Berishën dhe Sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së Infrastrukturës Nebih Shatrin dhe Besim Tahirin lidhur me ekzekutimin e 53 milionë eurove për kompaninë “Bechtel & Enka”. E një gjë të tillë e kanë komentuar edhe njohës të drejtësisë.

Hulumtues i lartë në IKD, Vullnet Bugaqku ka vlerësuar se dënimi i Lekajt dhe të tjerëve është lajm i mirë, sepse kjo tregon se gjykata po shqipton dënime për korrupsion.

“Dënimi është shqiptua brenda suazave të ligjit, dmth kodit penal. Ka një minimum që është prej 6 muajve dhe një maksimum 8 vite burgim. Gjyqtari/ja e ka vlerësua sipas bindjes së tij/saj të lirë, por nëse e krahasojmë me rastet tjera të korrupsionit ky është një lajm shumë i mirë, dmth që më në fund në Kosovë po fillon të tregohet që gjykata po shqipton aktgjykim dënues për veprën penale të korrupsionit. Nuk është mirë tani të vlerësohet si vendim skandaloz sepse nuk i dihet si vlerësohet në Apel. Ne ende nuk e kemi parë gjykimin”, është shprehur ai.

Ndryshe e ka pritur këtë vendim, analisti Arton Demhasaji cili e ka quajtur si super skandal.

“ Nëse gjykata ka ardhur në përfundim që 39 milion euro kanë qenë transfere të paligjshme dhe dënimi është 3 vjet e 8 muaj, vendimi është skandaloz. Kjo për mua është super skandal. Pritet të ndodhë që mbrojtja të ankimojë në shkallë të dytë dhe në fund me përfundua me hedhje poshtë të dënimit ose dënim me kusht”, ka thënë ai.

E për avokatin, Ardian Bajraktari një vendim i tillë është inkurajues sepse e rrit besimin e publikut në drejtësi.

“ Praktika e ka dëshmuar që rastet e tilla mund të kenë administrim jo adekuat të proceduarve për shkak të kompleksitetit dhe përfshirjes së madhe të numrit të njerëzve. Ishte inkurajuese që më rrit besimin e publikut në drejtësi”, ka theksuar ai.

Gjykata ka shpallur fajtor dhe ka dënuar ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj me 3 vjet e 8 muaj burgim dhe me dënim plotësues prej 3 vjet e 6 muaj ndalim i ushtrimit të funksionit në Administratë Publike.

Ndërsa këshilltari i tij politik, Eset Berishën është dënuar me 3 vjet e 3 muaj burg dhe dënim plotësues prej 3 vitesh ndalim ushtrimit të funksionit në administratë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat