Ahmeti: Kurti e ka synim ta shtrojë ndikimin e tij në tërë shqiptarinë

Aktuale

Ahmeti: Kurti e ka synim ta shtrojë ndikimin e tij në tërë shqiptarinë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 00:12
Shpend Ahmeti

Takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me partitë shqiptare opozitare në Maqedoninë e Veriut, i ka ngritur dyshimet se Lëvizja Vetëvendosje mund të përfshihet në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj atje.

Kjo ka ngjallur edhe reagime, madje Kurti edhe është kritikuar lidhur me këtë veprim.

Për këtë rast, ka folur ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai tha se vet Albin Kurti ia kishte thënë atij se ka synim që ta shtrojë ndikimin e tij në tërë shqiptarinë.

“P.sh beteja me Edi Ramën, është betejë e egove se kush është më i njohuri, se kush mundet me folë. Dhe, ne jemi përzirë edhe atëherë në Maqedoninë e Veriut, jemi përzirë se jemi shkuar të takohemi atje”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat