Gërvalla në Gjermani, temë edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Aktuale

Gërvalla në Gjermani, temë edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 10:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, pati një takim me kryetaren e Komisionit për Mbrojtje të Gjermanisë, Marie-Agnes Strack-Zimmermann.

Ato kanë biseduar për situatën e sigurisë në vend dhe kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë kundër paqes dhe sigurisë në rajon.

“Gjatë kësaj bisede të zhvilluar në Bundestagun gjerman me kryetaren dhe anëtarët e Komisionit për Mbrojtje u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e sigurisë, nevojën e ndërmarrjes së sanksioneve ndaj Serbisë për veprimet destabilizuese të saj në Ballkanin Perëndimor, në njërën anë dhe në anën tjetër vazhdimin e mbështetjes së Kosovës në ngritjen profesionale, logjistike dhe anëtarësim në NATO”, thuhet në njoftimin e zyrë për informim të MPJD-së.

Bëhet e ditur se ministrja Gërvalla në fund të takimit i falënderoi deputetët gjermanë për mbështetjen e tyre për Kosovën dhe nevojën e domosdoshme të ruajtjes së stabilitetit në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat