Urdhri i ministrit Peci, lirohen dy pronat publike përballë objektit të AKI-së

Aktuale

Urdhri i ministrit Peci, lirohen dy pronat publike përballë objektit të AKI-së

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 12:42
Aksioni për lirimin e kësaj hapësire publike

Hapësirat e dy pronave publike përball objektit të AKI-së, të cilat ishin dhënë në shfrytëzim me qera për dy biznese private, janë liruar sot.

Lirimi i tyre është bërë me vendim të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, si dhe me asistencë të Policisë së Kosovës.

Në dy hapësirat publike janë vendosur shirita sot nga zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Kjo hapësirë ishte shfrytëzuar nga një biznes privat që shërbente si pompë e derivateve dhe kishte kontratë qiramarrëse nga viti 2018.

Lirimi i kësaj hapësire bujqësore do të bëhet bazuar në një paralajmërim që Ministria e Bujqësisë i kishte bërë biznesit ‘Pompa e Derivateve Patroni’ në tetor, si dhe në dhjetor të vitit të kaluar.

Image
Aksioni për lirimin e kësaj hapësire publike

“Ekzekutimi i vendimit do të bëhet nga personat dhe organet kompetente të autorizuara të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe me asistimin e Policisë dhe Drejtorisë së Inspektimeve të Komunës së Prishtinës”, thuhet në vendim.

Aksioni për lirimin e kësaj hapësire publike ka nisur që nga ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat