Durmishi: Në e-Kosova mund të bëhet aplikimi për provimin për patent shofer

Aktuale

Durmishi: Në e-Kosova mund të bëhet aplikimi për provimin për patent shofer

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 15:05
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se në Platformën e-Kosova tani kanë publikuar shërbimin për aplikim dhe ndarje të termineve për provimin teorik dhe praktik për Patent Shofer.

Ai ka thënë se që nga sot përmes platformës së E-Kosova, fletëpagesat mund të realizohen në mënyrë digjitale.

“Me qëllim të zbatimit të zotimit për transparencë të plotë, në kuadër të MMPHI-së, në bashkëpunim me ASHI, kemi lansuar projektin lidhur me aplikimin dhe ndarjen e termineve per provimin teorik dhe praktik për Patent Shofer. Prej sot, përmes platformës së E-Kosova, fletëpagesat mund të realizohen në mënyrë digjitale. Si Ministri jemi kujdesur që deri në finalizimin e plotë të digjitalizimit, të drejtën e aplikimit qytetarët e kanë edhe përmes zyreve në njësitë rajonale”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka thënë se ky projekt synon lehtësimin e procedurave të aplikimit për patentë shofer për qytetarët e vendit.

“Ky është një hap tjetër i domosdoshëm e i rëndësishëm drejt digjitalizimit si reformë e rëndësishme për rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe transparencës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat