Gani Jakupi i reagon Peter Stanos

Aktuale

Gani Jakupi i reagon Peter Stanos

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 17:57
Gani Jakupi

Konsulenti i jashtëm i Ambasadës së Kosovës në Bruksel, Gani Jakupi, i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano.

Ky i fundit në një konferencë për media është shprehur se vendimi i BQK-së për Rregulloren e re duhej të jetë proces i negociatave në Bruksel.

Jakupi, si konsulent i Ambasadës së Kosovës në Bruksel i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, me një gjuhë të papërshtatshme duke përdorur shkurtesën “WTF”.

“WTF?! Që kur sistemi i brendshëm bankar i një shteti sovran duhet të respektojë një “zgjidhje të negociuar” në një subjekt të huaj?”, ka shkruar Jakupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat