Paralajmëron Hysen Durmishi: Nesër do t’i paraqes keqpërdorimet flagrante në njësitë për patent shofer

Aktuale

Paralajmëron Hysen Durmishi: Nesër do t’i paraqes keqpërdorimet flagrante në njësitë për patent shofer

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 21:19
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se të premten në një konferencë për media do t’i paraqes të gjeturat për keqpërdorimet në njësitë për patent shofer.

Durmishi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të premten (02.01 2024) në orën 13:00 në njësinë për patentë shofer tek Stacioni i Autobusëve do të mbajë konferencën për media.

“Dua t’ju njoftoj se nesër, më datë 02.02.2024 (e premte), do të mbaj konferencë për media në të cilën do t’ju paraqes të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës”, ka shkruar Durmishi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat