Ambasadori Hill flet për sulmin në Banjskë, Marrëveshjen e Ohrit dhe idenë e Thaçit për korrigjim të kufijve

Aktuale

Ambasadori Hill flet për sulmin në Banjskë, Marrëveshjen e Ohrit dhe idenë e Thaçit për korrigjim të kufijve

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 21:41
Christopher Hill

Kosova dhe Serbia duhet të fokusohen në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në mënyrë që ta gjejnë zgjidhjen dhe jo ta paramendojnë ndonjë zgjidhje magjike.

Kështu ka deklaruar ambasadori i Serbisë në Beograd, Christopher Hill.

Hill dje dhe sot ka realizuar një vizitë zyrtare në Luginë të Preshevës ku ka takuar kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifin, atë të Preshevës, Shqiprim Arifin, si dhe kreun e Këshillit Nacional Shqiptar, Nevzad Lutfiun.

Ai në këtë intervistë është përgjigjur në pyetjen e gazetarit rreth idesë së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në ditët e sotme kudo në botë ndërrimi i territoreve është shumë i rrallë. Madje edhe aty ku ndodhë ndryshimi problemet vazhdojnë, ngase nuk është problem tek territoret, por tek njerëzit. Që kur jam këtu nuk kam ndëgjuar nga njerëz serioz apo në funksione serioze të kenë folur për shëmbim të territoreve”, është shprehur Hill në këtë intervistë.

Sa i përket sulmit terrorist më 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë, Hill ka thënë se nuk beson se situata të tilla do të përsëriten.

“Do të thosha se rasti i Banjskës ishte i tmerrshëm si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën. Besoj se përpjekjet e përbashkëta në rajon mund të ndikojnë që raste të tilla most ë përsëriten”, ka pohuar Hill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat