Shkodra: Institucionet kanë qenë në dijeni për OJQ-në serbe, e bastisen kur ndryshoi veprimtaria

Aktuale

Shkodra: Institucionet kanë qenë në dijeni për OJQ-në serbe, e bastisen kur ndryshoi veprimtaria

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 22:33
Selam Shkodra

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, ka thënë se institucionet kanë qenë në dijeni për ekzistimin e OJQ-së serbe në qendër të Prishtinës, në të cilën të mërkurën janë kryer bastisje nën dyshimin për veprimtari të dyshimta mjekësore.

Shkodra ka thënë se  kjo OJQ ka qenë në monitorim.

“Është diskutuar edhe unë kur kam qenë në Qeveri. Ne atë kohë prej pareteve ndërkombëtarë është thënë se ka qenë një organizatë dhe nuk përbënë rrezik. E kanë ditë institucionet dhe është mbajt nën monitorim. Institucionet kanë hetues të mirë AKI është institucion kredibil. Ndoshta pikërisht kur kanë hetuar që kanë filluar me ndryshu veprimtarinë kanë vepru”, ka thënë ai.

Pas bastisjes në një komunikatë të Prokurorisë Themelore  në Prishtinë, thuhet se “është konstatuar se në këtë objekt janë duke u ofruar shërbime mjekësore në mënyrë të kundërligjshme, si dhe janë intervistuar dy persona në cilësinë e të dyshuarve dhe disa të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve”.

“Pas intervistimit të dyshuarve, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa është hapur rast penal në drejtim të veprës penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, sipas KPRK-së. Gjithashtu, ju njoftojmë se nga bastisja e realizuar, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë sekuestruar prova materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, ndërsa me vendim të Inspektoratit Shëndetësor është mbyllur objekti në fjalë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat