Lirohet njëri nga zyrtarët e ATK-së që u arrestua për kontrabandë me mallra nga Serbia

Aktuale

Lirohet njëri nga zyrtarët e ATK-së që u arrestua për kontrabandë me mallra nga Serbia

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 22:50
Policia e Kosovës

Dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi janë kapur duke kontrabanduar mallra nga Serbia, në mëngjesin e së enjtes së 1 shkurtit, në Bistricë të Leposaviqit.

Në një njoftim për media, Policia e Kosovës ka thënë se njëri nga të arresturit tashmë është liruar kurse tjetri është dërguar në mbajtje për 48 orë.

​“Patrulla policore në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, tek ura e Bistricës në një pikë kontroll ka ndalur veturën me targa zyrtare, pronë e Administrata Tatimore të Kosovës të cilën e drejtonte personi L.P. zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK-së) dhe së bashku me të ishte edhe një pasagjeri T.J. po ashtu zyrtar i ATK-së. Gjatë kontrolli të veturës në fjalë në bagazhin e veturës janë gjetur një sasi e barnave të ndryshme me banderola të Serbisë, për të cilat nuk posedonin dokumentacione”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi, se i dyshuari me iniciale L.P. dyshohet se ka kryer veprën penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘kontrabande i mallrave’”, kanë shtuar në komunikatën e tyre Policia e Kosovës.

“Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me prokurorin kompetent të PPTH-Mitrovicë, ku i dyshuarit L.P. pas intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndërsa pasagjeri T.J. pas intervistës me urdhër të prokurorit është liruar”, ka përfunduar Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat