Avdyli: Thirrja e SHBA-së për çështjen e dinarit të merret seriozisht

Aktuale

Avdyli: Thirrja e SHBA-së për çështjen e dinarit të merret seriozisht

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 06:15
Haxhi Avdyli

Deputeti i Grupit Paralamnetar të LVV-së, nga radhët e partisë “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka thënë se thirrja e SHBA-së për çështjen e ndalimit të qarkullimit të dinarit serb në Kosovës, duhet të merret seriozisht.

Ai ka thënë se kërkesa e tyre për shtyrje të vendimit nuk nënkupton anulimin. Avdyli tha se aleanca me SHBA-në është e nevojshme për shtrirjen e sovranitetit

“Mendoj që vendimi për ndalimin e dinarit është i drejtë. Por ne si Kosovë edhe në qeveritë e kaluara edhe tash e vlerësojmë shumë aleancën me ShBA-në dhe mendoj që kjo thirrje duhet të merret seriozisht. Mendoj që aleanca me ShBA-në është e nevojshme për vazhdimin dhe shtrirjen e sovranitetit. Normalisht që kjo shtyrje nuk po kërkohet që të kontestohet vendimi, por kanë hallin e pengesave të pakicës serbe, sepse ata kinse nuk kanë arritur të përgatiten” ka thënë ai.

Haxhiu ka thënë se Qeveria e Kosovës do duhej të sqaronte sa më shumë aleatët për këtë çështje dhe se të informonte më shumë pakicat serbe.

“Mendoj që qeveria e Kosovës do të duhej ta sqaronte sa më shumë me aleatët tanë këtë çështje, të punohet edhe më shumë që pakica serbe ta kthej besimin në institucionet e Kosovës. Qeveria i dëgjon dhe i ka sqaruar aleatët dhe në këtë drejtim janë marr edhe disa hapa. Ne duhet t’i marrim me shqetësim këto paralajmërime të DASh-it, dhe të sqarojmë që ky vendim është në të mirë të qytetarëve serb dhe ndalimit të shpëlarjes së parasë”, tha ai.

Departamenti Amerikan i Shtetit ha se është thellësisht i zhgënjyer me planet aktuale të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për kufizimin e importit të valutave të huaja, përfshirë dinarin serb.

Shqetësime se ky vendim i Qeverisë së Kosovës mund të prodhojë trazira në veri ka shprehur ambasadori i Kosovës në ShBA, Jeffi Hovenier, pas një takimi që ka pasur me kryeministrin Kurti.

Ndërsa, Kurti ka thënë se vendimi i ndalimit të dinarit është i panegociushëm.

Edhe Bashkimi Evropian ka kërkuar shtyrje të këtij procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat