Avdyli: Kosova s’do të themelojë Asociacion me kompetenca ekzekutive

Aktuale

Avdyli: Kosova s’do të themelojë Asociacion me kompetenca ekzekutive

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 06:29
Haxhi Avdyli

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LLV), Haxhi Avdyli, thotë se Kosova nuk do të themelojë asnjëherë një Asociacion, i cili ka kompetenca ekzekutive.

Avdyli thotë se Asociacioni nuk do të ketë as autonomi territoriale.

“Kosova nuk do ta bëj asnjëherë një Asociacion me kompetenca ekzekutive, nuk do të jetë autonomi territoriale – do të jetë një organizim apo bashkim i komunave për qëllime të caktuar, për shtyrjen e agjendave të tyre në sferën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe ambientit. Por, assesi nuk do të jetë një autonomi”, tha ai.

Ndërkohë, për draft-statutin e BE-së, thotë se ka elemente të mira, por që sipas tij ka edhe disa prej të cilave duhet të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese.

Deputeti nga pozita thotë se si Grup Parlamentar i VV-së nuk do të lejojnë që Kosova të bëhet një shtet jofunksional.

“Nuk do të lejojmë që Kosova të bëhet një shtet, i cili do të jetë jofunksional. Qëllimi i serbëve është që sa më shumë Kosova të bëhet një shtet jofunksional dhe në të njëjtën kohë Serbia të ketë qasje në një shtet poroz, që të jetë edhe faktor. Por, ka kaluar ajo kohë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat