Dinari në tavolinën e dialogut, Basha i ashpër me BE-në: Stano, Lajçak e Borrell mund të flasin ndërmjet veti

Aktuale

Dinari në tavolinën e dialogut, Basha i ashpër me BE-në: Stano, Lajçak e Borrell mund të flasin ndërmjet veti

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 06:38
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është treguar shumë i ashpër me zyrtarët e Bashkimit Evropian teksa ka folur për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb.

Basha është shprehur se Qeveria nuk ka mundësi që të tërhiqet nga ky vendim sepse kjo po bëhet duke e zbatuar Kushtetutën.

Deputeti Basha e komentoi edhe kërkesën e BE-së që çështja e ndalimit të dinarit të diskutohet në Bruksel.

“Por duhet të kuptohet se para Kushtetutës nuk del as Albini e as ambasadori, asnjë ambasador. Kjo merr kohë, por gjërat duhet të vijnë në vend të vetin. Ata në Bruksel mund të flasin për këtë temë, por dorën në zemër ne nuk mërzitemi çka thotë Peter Stano. Unë i kam reaguar edhe në Twitter. Është mirë ai t’i reagojë Vuçiqit për aktet terroriste në Kosovës, për luftën dhe torturat që ia bën rivalëve politikë atje. e jo të merret me valutën. Kosova ka zot shtëpie e ka Kushtetutën e vet, ne e respektojmë atë. Edhe BE dhe SHBA na kanë thënë se duhet të respektojmë ligjet dhe Kushtetutën. Ne atë po e bëjmë.”, tha Basha.

Basha u shpreh se zyrtarët e lartë të BE-së mund të flasin ndërmjet vete për këtë cështje, por kjo nuk do të jetë temë diskutimi në Bruksel.

“Jo, jo kjo nuk është çështje e BE-së. Nuk vendos Brukseli çka bisedojmë na. Na e kemi një marrëveshje. Munden me folë Peter Stano me Lajçakun e Borrelin vet me veti, me Albinin nuk folin për këtë temë, s’folë Albini.”, tha ai.

Basha tha se e kupton shqetësimin e ndërkombëtareve, por tha se qytetarët serbë nuk po dënohen por duhet të ndalet kjo praktikë.

Basha u shpreh se Serbisë më shumë i pengon monitorimi sesa me çfarë monedhe mund të blejnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat