Arifi s’i ndal akuzat ndaj Kurtit: I ka tradhtuar shqiptarët e Kosovës Lindore

Aktuale

Arifi s’i ndal akuzat ndaj Kurtit: I ka tradhtuar shqiptarët e Kosovës Lindore

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 08:34
Shqiprim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, ka diskutuar për situatat e fundit në vend se dhe për situatën e luginës së Preshevës.

Arifi ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurti duke thënë se ai ka tradhëtuar shqiptarët e Luginës me marrëveshjen e Ohrit.

“Kemi një qeveri tani Kurti 1 dhe Kurti 2  e cila ka tromped shumë tepër që kena me kërku reciprocitetin që kemi me kërku asociacionin por e cila ka përfunduar në marrëveshjen e Ohrit.

Në marrëveshjen e Ohrit janë serbët e veriut të përfshirë dhe shqiptarët nuk janë askund të cekur dhe për këtë arsye une e them dhe i qëndëroj asaj se me marrëveshjen e tij qe ka bërë i ka tradhtuar shqiptarët e Luginës”, ka thënë Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat