Berisha pas deklaratës së Presidentes për zgjedhjet: Duan ta çojnë vendin në zgjedhje me ju ikë përgjegjësive pas dëmeve

Aktuale

Berisha pas deklaratës së Presidentes për zgjedhjet: Duan ta çojnë vendin në zgjedhje me ju ikë përgjegjësive pas dëmeve

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 09:53
Hisen Berisha

Të mërkurën, presidentja e vendit, Vjosa Osmani doli me një deklaratë për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Kjo deklaratë bëri që opozita të reagojnë.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha tha se kjo deklaratë e Osmanit tregon ikjen e përgjegjësive të Qeverisë.

Sipas Berishës, pushteti pas dëmeve që i bëri Kosovës dëshiron zgjedhje.

“Presidentja Vjosa Osmani paska tregu si mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Kjo tregon se kjo qeveri donë te qoj vendin në zgjedhje që të ikë prej përgjegjësisë, pas demit që i bënë vendit, me marrëveshje te dëmshme”, thotë Berisha.

Lidhur me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani kanë reaguar edhe partitë e tjera.

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj tha se kjo parti është e gatshëm qysh nesër, por tha se mandati duhet të shkoj deri në fund.

Ndërsa, deputetja Time Kadrijaj thotë se AAK-ja është e gatshëm për zgjedhje, pasi sipas saj, ata janë të strukturuar e organizuar gjithandej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat