Largohet nga aparatura mjekësore Elza Ujkani që u lëndua nga kulmi i Komunës, kjo është gjendja e saj

Aktuale

Largohet nga aparatura mjekësore Elza Ujkani që u lëndua nga kulmi i Komunës, kjo është gjendja e saj

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 13:54
Elza Ujkani

23-vjeçarja e cila u lëndua nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës më 18 janar, po vazhdon ende trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo aktualisht është në gjendjen stabile dhe se po trajtohet.

Këtë e ka konfirmuar shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka, i cili tha se gjendja e pacientes është stabile dhe se është larguar nga aparaturat, por që duhet ende t’i vazhdohet mjekimi në kujdes intensiv.

“Vajza po vazhdon të qëndrojë dhe të merr trajtimin mjekësor edhe më tutje në Shërbimin Intensiv Qendror. Sa i përket parametrave vital, gjendja është relativisht stabile, ne kemi arritur që ta largojmë nga aparatura mjekësore, por ajo edhe më tutje ka nevojë të qëndrojë dhe të jetë e monitoruar në shërbimin klinik intensiv”, tha Uka.

Kujtojmë se deri tash, dy persona janë arrestuar lidhur me rënien e çatisë së ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat