“Bravo Albin Kurti, ky ishte një akt historik”, avokati shqiptar mbështet vendimin për dinarin – ‘godet’ serbët e Vuçiqin

Aktuale

“Bravo Albin Kurti, ky ishte një akt historik”, avokati shqiptar mbështet vendimin për dinarin – ‘godet’ serbët e Vuçiqin

Nga: A.M. Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 18:05
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, foto ilustrim nga "Bota sot"

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka mbështetur vendimin për heqjen e dinarit në Kosovë.

Ai në një shkrim të tij në Facebook u shpreh se kjo është një fitore e madhe për Kosovën, derisa e lavdëroi kryeministrin Kurti për këtë “akt historik”.

“Heqja e dinarit si monedhë kombëtare në Kosovë, dhe lënia vetëm e monedhës Euro, është një fitore e madhe për konsolidimin e pavarësisë së Kosovës.

Bravo Albin Kurti, ky ishte një akt historik, bashkë me një vlerë historike për shqiptarinë në rrafsh ballkanik.

Personalitet i madh i rivendosur sot në Kosovë me dominimin e monedhës Euro në të gjithë Kosovën”, u shpreh avokati shqiptar.

Ndër të tjera, Ngjela kritikoi Vuçiqin dhe qasjen e tij, duke thënë se serbët në histori kanë ardhur nga hiçi.

“Kurse presidenti i Serbisë, Vuçiq, flet përçart.

Kosova është një shtet i pavarur, kurse mëndjemykuri i Beogradit flet për sovranitetin e Serbisë në lidhje ke një shtet të pavarur.

Këta kanë qenë ngaherë serbët: të sëmurë, sepse në histori kanë ardhur nga hiçi.

Bravo Albin Kurti për këtë vlerë të madhe që i dhe Kosovës dhe vetë shqiptarisë në Gadishullin Ilirik”, përfundoi Spartak Ngjela./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat