Gashi i akuzoi mbrojtësit e medieve si “kriminela”, Panduri e pyet: Për kënd e ke fjalën?

Aktuale

Gashi i akuzoi mbrojtësit e medieve si “kriminela”, Panduri e pyet: Për kënd e ke fjalën?

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 11:55
Shkëlzen Gashi dhe Ermal Panduri

Dy ditë më parë, Shkëlzen Gashi, analist, shkroi një status, në të cilin e përkrahu ligjin mbi Komisionin e Pavarur të Medieve, të cilin e kundërshtuan AGK-ja, KMShK-ja dhe juristja e medies, Flutura Kusari.

Në këtë shkrim, që ishte në linjë pro-qeveritare, Gashi bëri edhe një akuzë të rëndë. Ai i quajti mbrojtësit e ligjit si “kriminelë e të padijshëm”.

"Disa persona që thirren si mbrojtës të mediave po thonë se nëse miratohet projektligji në Kuvend të Kosovës, atëherë secila media online duhet të regjistrohet në KPM e ky qenka sulm mbi mediat online.

Jo, s'osht sulm mbi mediat online, por vendosje e rregullit dhe e rendit, kurse ju që shiteni si mbrojtës të lirisë së mediave, nuk jeni të tillë. Jeni të padijshëm, kriminela dhe te dyjat bashkë", shkroi Gashi.

Në lidhje me këtë akuzë të rëndë, Ermal Panduri, moderator i emisionit “Debat Plus”, i komentoi në status, duke ia shtruar një pyetje.

“Per kend e ke fjalen?” – e pyeti Panduri Gashin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat