Kritikat për dinarin/ BQK del me 20 sqarime për Rregulloren e re

Aktuale

Kritikat për dinarin/ BQK del me 20 sqarime për Rregulloren e re

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar, Qeveria ka vendosur të ecë përpara me implementim, duke thënë se në fillim do të ketë një periudhë tranzitore, ku do të ketë më shumë informim dhe jo qasje ndëshkuese.

Duke parë edhe kritikat e ndërkombëtarëve Banka Qendrore e Kosovës ka dalë me një artikulli sqarues për çështjen e Rregullores së re.

BQK ka sqaruar se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të pranojnë ndihmat e tyre financiare, pensionet apo pagat nga Serbia në llogaritë e tyre bankare në euro përmes bankave që operojnë në Kosovë e që janë të licencuara nga BQK.

Banka Qendrore në këtë artikull sqarues ka thënë se pasi t’i pranojnë këto të ardhura në euro, secilit qytetar që mund t’i nevojiten në dinarë atëherë mund t’i kthejë ato në këmbimore të licencuar.

Rregullorja përmban gjithësej 20 sqarime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat