Heqja e vizave: A sjell liberalizimi, njohje të reja?

Aktuale

Heqja e vizave: A sjell liberalizimi, njohje të reja?

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Në ditën e parafundit të janarit doli me grafikë për sukseset e këtij fillimviti në politikën e jashtme.

Publikimi i partisë në pushtet, Vetëvendosje, po shihet i kotë në mungesë të njohjeve të reja.

Shfrytëzimi i liberalizimit të vizave për lobim po shihet si i pamundur nga njohësit e diplomacisë, kjo pasi njohja nga 5 vendet e Bashkimit Evropian varet nga bisedimet.

Kjo pastaj, do t’i hapte rrugë edhe anëtarësimit të vendit në instanca ndërkombëtare. Edhe njohja e pasaportave kosovare nga Spanja e heqja e vizave me Arabinë e Izraelin, për profesorin Arben Fetoshin, s`garantojnë njohje evropiane.

E ish-ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku është skeptik për produktivitetin e këtij ekzekutivi në politikën e jashtme.

Njohja e fundit për Kosovën ishte nga Izraeli më 4 shtator 2020 që derivoi nga Marrëveshja e Uashingtonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat