OSBE: Të respektohen të drejtat e komuniteteve joshumicë në Kosovë

Aktuale

OSBE: Të respektohen të drejtat e komuniteteve joshumicë në Kosovë

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 19:02
OSBE

Misioni në Kosovë i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), ka bërë thirrje që të drejtat e komuniteteve joshumicë të respektohen plotësisht.

Në reagimin e tyre, thuhet se ky mision shpreh shqetësimin se futja e rregullorës së re të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, do të ketë ndikim serioz për ata që pagesat i marrin në këtë valutë.

“Është thelbësore që të drejtat e komuniteteve joshumicë, duke përfshirë komunitetin serb të Kosovës, të respektohen plotësisht dhe të lihet koha për konsultime të nevojshme me të prekurit. Është gjithashtu e rëndësishme që i gjithë komunikimi publik përkatës të jetë në të dyja gjuhët zyrtare”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Po ashtu OSBE thekson se mbyllja e zyrave që ofrojnë shërbime sociale dhe shëndetësore për serbët në komunat Pejë, Istog, Klinë Dragash dhe Prishtinë, do të ketë efekt negativ, duke kufizuar qasjen komuniteteve joshumicë në disa shërbime themelore.

“Mbrojtja e mirëqenies së komuniteteve të prekura, duke përfshirë veçanërisht grupet e cenueshme, duhet t’i jepet përparësi përpara se të zbatohen politika ose vendime të tilla”, thuhet tutje në reagimin e OSBE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat