Grenell sërish përfshihet në reagimet e gjermanëve mbi Kosovën – përplasen në “X” me deputetin Roth

Aktuale

Grenell sërish përfshihet në reagimet e gjermanëve mbi Kosovën – përplasen në “X” me deputetin Roth

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 11:05
Michael Roth.

Ish-emisari amerikan për bisedimet Kosovë –Serbi, Richard Grenell është përfshirë sërish në çështjet e Kosovës, konkretisht në reagimet e Gjermanisë për zhvillimet e fundit në vendin tonë.

Grenell ka mbështetur deklaratën e ambasadorit gjerman Jorn Rohde lidhur me mbylljen e komunave paralele të Serbisë, ku ambasadori gjerman tha se veprimet e njëanshme të Kosovës “vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit”.

Ish-emisari amerikan në një postim në “X” derisa i ofruar mbështetje ambasadorit Rohde ka kritikuar kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth.

“Ambasadori gjerman në Kosovë po e turpëron publikisht socialistin gjerman Michael Roth mbi veprimet e Kurtit. Ti e di që është keq për Albin Kurtit kur humb zyrtarët gjermanë në vendin e tij”, ka shkruar Grenell.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar Roth i cili e ka quajtur Grenellin shok të Trump-it dhe Vuçiqit.

“Surprizë, surprizë, shoku i Trump dhe Vuçiq është kthyer…”, ka shkruar Roth.

Roth të dielën kritikoi ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, për deklaratën e lëshuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Sipas tij, në këtë deklaratë të SHBA-së do duhej të kishte mesazhe të qarta për sulmin terrorist serb në Banjskë.

“Një shembull tjetër për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. Më mungojnë mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon”, shkroi Roth. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat