Rexhaj: Qeveria nuk është duke bërë diçka të paligjshme, është e pakuptimtë që Serbia valutën e saj t`ia shtrojë Kosovës

Aktuale

Rexhaj: Qeveria nuk është duke bërë diçka të paligjshme, është e pakuptimtë që Serbia valutën e saj t`ia shtrojë Kosovës

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 18:47
Arbër Rexhaj

Deputeti i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj tha se Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim për heqjen e dinarit, derisa qytetarët serbë të shpenzojnë valutën e tyre do të jetë në qarkullim.

“Qeveria tashmë ka marrë një vendim, është hequr pra përdorimi i dinarit, ani pse edhe disa thonë që dinari ende po lëviz sepse qytetarët tanë serbë atje e kanë këtë valutë në xhepat e tyre dhe normalisht deri t`a harxhojnë do të jetë në qarkullim”, tha Rexhaj.

Rexhaj deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk është duke bërë diçka të paligjshme, sipas tij është e pakuptimtë që Serbia valutën e saj t`ia shtrojë Kosovës.

“Mendoi që Qeveria e Kosovës realisht nuk po bon asgjë, që po e shtyn politikën drejt zbatimit të ligjit dhe ndoshta kjo është mbetje e konceptit të vjetër se si kanë vepruar subjektet politike në të kaluarën, për arsye se tashmë dinari në strukturat paralele janë konsideruar të themi janë toleruar paligjshmërisht të përdoren si një valutë e huaj e Serbisë në Kosovë. Mendoj që është e pakuptimtë që Serbia valutën e saj ta shtrojë në Kosovë. Në njërën anë ti vepron ligjshëm, duke hequr një valutë të huaj në shtetin tënd, nuk po shoh diçka të keqe. Po besoj që koha do të tregojë se kjo çështje nuk do ta destabilizojë aspak Kosovën”, deklaroi Rexhaj.

Ai tutje ka thënë se Bashkimi Evropian kërkon mos zbatimin e vendimit por negocimin e tij në dialog.

“Ne përherë kemi thënë se aleati ynë strategjik pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fakt ka një rol dominant në Kosovë dhe në këtë kuptim Qeveria ka qenë e hapur nëse kemi propozime të cilat për shembull thonë që nuk janë kundër zbatimit heqjes së dinarit mirëpo, ta themi, janë ta shtrojnë fillimisht të bëhet njëfarë ndihmese për serbët atje. Në njërën anë BE-ja kërkon mos zbatimin që të negociohet në dialog, në anën tjetër ShBA-ja kërkon që kjo të bëhet në formë graduale të ketë më shumë kohë”, tha ai.

Sipas deputetit Rexhaj, kryeministri Kurti ka kujdesin maksimal ndaj marrëdhënieve bilaterale ndaj ShBA-së dhe aleatëve të Kosovës.

“Kurti dhe Qeveria e Kosovës ka kujdesin e shtuar maksimal ndaj marrëdhënieve bilaterale ndaj ShBA-së dhe me aleatët tanë”, shtoi Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat